Konkursi për drejtor të përgjithshëm të SHSKUK-së është miratuar nga Bordi Drejtues në mbledhjen e fundit.
Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka miratuar konkursin për drejtor të përgjithshëm në mbledhjen e fundit më datën 27 mars, ka marr vesh Gazeta Shneta nga burime brenda këtij institucioni.
Gazeta poashtu ka mësuar se konkursi do të shpallet publikisht brenda kësaj jave.
Kujtojmë se SHSKUK udhëhiqet nga zëvendësuesja e drejtorit Narqize Arenliu, e cila ka mandatin e drejtoreshës së Spitalit të Prizrenit.
Arenliu ishte emëruar në këtë pozitë pas dorëheqjes së ish-zëvendësueses Pranvera Zejnullahu-Raçi.
Zgjedhja e drejtorit të ri pritet të bëhet pas ardhjes së Bordit të ri Drejtues të SHSKUK-së. Në këtë përbërje të re siç ka mësuar Gazeta pritet të vijë edhe Sekretari i MSH-së Naim Bardiqi. /Gazeta Shneta/