Për disa prindër kjo është një pyetje që ja bëjnë shpesh vetes, por përse gjithë ky shqetësim?
Mos e trajtoni me ashpërsi fëmijën
Sipas mjekëve, ndikimi negativ tek dhëmbët do të vërehet nëse fëmija vazhdon të mbajë në gojë gishtin apo biberonin fallco pas muajit të 36 të jetës dhe këto efekte pas vitit të tretë të jetës nuk do të jenë te njëjta.
Biberoni fallco zëvendësoi gishtin në vitet 1960, megjithatë ende në ditët e sotme 13% e fëmijëve vazhdojnë ta përdorin.
Thithja është një nevojë natyrale për fëmijën, që lidhet me mbijetesën (ushqyerjen) por edhe me kënaqësinë. Pra fëmija do të qetësohet duke thithur gishtin apo biberonin dhe do ta ketë më të thjeshtë të flejë.
Për disa ekspertë problemet në gojën e fëmijës do të shfaqen nga viti 3-4 i jetës, kryesisht në formën që do të marrin dhëmbët, por edhe në gëlltitje apo të folur. Sipas tyre pasojat negatie do të ishin më të mëdha nga përdorimi i biberonit fallco sepse ai do të përdoret më gjatë nga fëmija krahasuar me gishtin.
Megjithatë jo të gjithë fëmijët reagojnë njësoj ndaj biberonit apo gishtit, dhe madje disa prej tyre nuk shfaqin asnjë dëmtim në gojë. Për ta bërë fëmijën të heqë dorë nga ky ves nuk duhet ta trajtoni keq fëmijën duke e detyruar, por duhet të prisni kur është momenti i duhur. Nuk duhet ta bëni fëmijën të heqë biberonin ndërsa është duke kaluar një periudhë të vështirë në jetë.