Po. Duket e çuditshme, por është normale. Sipas Tara Levy nga California e cila është mjeke naturopatike e quan këtë fjetje si: “Fjetja Zombie!
Fjetja me sy të hapur – që quhet “lagofthtalmet nate” në fjalorin mjekësore është e padëmshme, mjaft e zakonshme tek foshnjat dhe nuk tregon se fëmija juaj ka një problem gjumi.
Askush nuk e di saktësisht pse disa foshnja flenë me sy hapur. Levy thotë se “Askush nuk financon që të bëhen këto kërkime”.
Por mund të ketë diçka të bëjë me shpenzimin e më shumë kohës në gjumin me sy të hapur.
“Fjetja me sy të hapur ndodh i cili është një cikël më aktiv i gjumit”, shpjegon Levy. “Fëmijët shpenzojnë më shumë kohë në gjumin me sy të hapur se sa të rriturit, rreth 50 për qind të kohës së tyre totale të gjumit”.
Nëse “fjetja e zombies” e fëmijës tuaj ju shqetëson, mbyllni lehtë qepallat e tij.
Konsultohuni me mjekun e fëmijës nëse fëmija juaj fle me sytë e tij të hapur për shumë orë në një kohë ose nëse sytë e tij duken të thatë ose të irrituar. Në raste shumë të rralla, keq formimi i qepallave mund t’i pengojë ata të mbyllen normalisht. Por ndryshe, mos kini frikë.
Rastësisht, ka disa dëshmi se “lagofthtimi i natës” është i trashëguar. Nëse vini re se fëmija juaj është duke fjetur me një shikim të qelqtë, pyetni partnerin tuaj nëse fle ndonjëherë me sy të hapur. /Gazeta Shneta/