(Burimi i fotografisë: Netsmum)
Pas një lindjeje normale, nëse e ushqen fëmijën me gji, cikli normal nuk kthehet në kohë. Është periudha e lehonisë që shkon rreth 45 ditë.
Sekrecionet hemorragjike fillimisht vijnë me ngjyrë më të fortë dhe të shtuara në sasi. Pastaj vijnë duke u pakësuar ngadalë.
Mbas periudhës 45-ditore, nëse nëna vazhdon ta ushqejë fëmijën vetëm me gji, atëherë cikli menstrual nuk vjen. Është një nga metodat e kontracepsionit më të mira, transmeton Gazeta Shneta.
Mbron rreth 96% nga shtatzëni e padëshiruar. Por gjithmonë kur fëmija ushqehet vetëm me gji, pa shtesa ushqimore.
Nëse i fillojnë shtesat ushqimore dhe fëmija nuk ushqehet vetëm me gji, atëherë ardhja e menstruacioneve mund të ndodhë, por mund të ndodhë dhe që të mos vijnë.
Përsëri kjo varet nga organizmi. Mund të vijnë pas 4 muajsh apo 6 muajsh nëse ti e ushqen me ushqyerje të përzier. Nëse nuk e ushqen fare me gji, pas 45 ditësh aparati riprodhues rikthehet në gjendjen para shtatzënisë dhe pritet dhe ardhja e ciklit./Gazeta Shneta/