Rritja e kolesterolit gjatë shtatzanisë është thelbësore, por nëse është e komplikuar me nivele të larta para ngjizjes mund të çojë në hipertension dhe rreziqe.
Nivele të larta të kolesterolit gjatë shtatzanisë janë të domosdoshme për të bërë hormonet steroide, të tilla si estrogjeni dhe progesteroni, të vilat janë thelbësore gjatë shtatzanisë, transmeton Gazeta Shneta.
Foshnja juaj në rritje përdor kolesterol në një shkallë të lartë për zhvillimin e gjymtyrëve dhe trurit.
Nivelet e kolesterolit rriten natyrshëm gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë dhe zakonisht kthehen në normale rreth katër javë pas lindjes.
Shpesh herë kolesteroli nuk trajtohet në mënyrë aktive gjatë shtatzanisë përveç nëse ekzistojnë shqetësime ekstreme për rrezikun kardiovaskular.
Kolesteroli i lartë gjatë shtatzanisë mund të çojë në hipertension të shkaktuar nga shtatzania e cila mund të kërcënojë jetën e nënës dhe fëmijës. Kolesteroli i ulët mund të çojë në lindje të parakohshme dhe peshë të ulët të lindjes. /GazetaShneta/