A është i rrezikshëm injeksioni në zonën e kurrizit

2018-10-31 në ora 10:14

Shtatzënia është një periudhë përplot sfida ku disa prej tyre janë edhe mjaft frikësuese për nënat e reja transmeton Gazeta Shneta.

Gjilpëra është gjëja që i “tmerron” nënat e reja. Pra, ajo është një injeksion që kryhet në zonën e kurrizit, përkatësisht në zonën lombare duke shkaktuar humbjen e ndjeshmërisë brenda pak qasteve nga mesi poshtë.

Ju duhet të qëndroni drejt dhe pa lëvizur në momentin e injektimit, duke qenë se injeksoni fut medikamentin në palcën kurrizore. Pas lindjes, zakonisht kërkohet minimalisht dy orë që ndjesitë në pjesën e poshtme të trupit të rikthehen.

Nuk konsiderohet një procedurë e rrezikshme nëse aplikohet nga mjekë specialist dhe është forma më e përhapur e anestezive që përdoren në operacion./Gazeta Shneta/.

– Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.