Vetëm se i keni menstruacionet nuk do të thotë se duhet të shmangni seksin me çdo kusht. Për disa femra, aktiviteti seksual gjatë ciklit menstrual mund të konsiderohet kënaqësi më e madhe sesa në ditët para dhe pas menstruacioneve.
Studimet vërtetojnë se seksi mund të zbus problemet e ndërlidhura me ciklin menstrual, për shembull, stresin dhe dhimbjet e pjesës së poshtme të barkut. Bazuar në një studim të publikuar në vitin 2003, seksi gjatë këtyre ditëve të muajit zbut dhimbjen e kokës, të muskujve për shumicën e femrave, shkruan Talk Chick, transmeton Gazeta Shneta.
Çfarë duhet të keni parasysh nëse bëni seks gjatë menstruacioneve:
Rreziqet e infeksioneve
Është mëse e rëndësishme që të bëni seks të mbrojtur derisa jeni me cikël, pasiqë mund të ballafaqoheni me sëmundjet e transmetueshme seksualisht, dhe HIV-i, thekson Centers for Disease Control and Prevention. Infeksioni mund të jetë prezent në gjakun tuaj menstrual. Prandaj, specialistët thonë se duhet patjetër të përdoren kontraceptivët.
Shtatëzania
Përfshirja në aktivitete seksuale kur jeni në cikël, nuk hedh poshtë mundësinë e shtatëzanisë edhe pse jeni disa ditë largë ovulimit. Në disa raste, kur keni cikël më të shkurtër (21 deri në 24 ditë) dhe kryeni mardhënie seksuale para përfundimit të ciklit, spermatozoidët mund të qëndrojnë të shëndetshëm brenda vaginës tuaj për më shumë se 5 ditë, pastaj bëhet ngjizja e shtatëzanisë. /Gazeta Shneta/