A është trupi juaj gati për fëmijën e dytë

2018-11-01 në ora 10:53

Të mbash një fëmijë në trupin tuaj sado e mirë që mundet të jetë, prapëseprapë do të shkaktojë ndryshim në trup dhe kuptohet që do të jetë e lodhshme. Andaj nëse dëshironi që ta përseritni prapë këtë është mirë që të siguroheni se a është trupi juaj gati, ose në gjendje të mirë për të mbajtur fëmijën e dytë, shkruan Essential Baby, transmenton Gazeta Shneta.

Hulumtimet tregojnë se trupit tuaj i duhen 18 muaj që të shërohet plotësisht pas lindjes së fëmijës. Nëse ju keni lindur me operacion atëherë është mirë që të prisni së paku 2 vjet për të mbetur prapë shtatëzënë.

Lejoni që hormonet tuaja të kthehen përsëri në normalitet.

Duhet kohë deri sa hormonet të stabilizohen pas lindjes. Nivelet e hormoneve të shtatëzanisë siç janë estrogjeni dhe progesteroni duhe të “qetësohen”, pastaj mundeni të mendoni për një fëmijë tjetër.

Nuk janë vetëm hormonet të cilat duhet të bien në nivel, por duhet të keni parasysh që shtatëzania ka ndikim në çdo pjësë të trupit tuaj dhe siguroheni që të gjitha,  të kthehen në normalitet para se të mbeteni përsëri shtatëzënë.

Gjithashtu një gjë tejet me rëndësi është edhe mënyra e të ushqyerit, siguroheni që pasi të lindi dhe pasi të mendoni për një fëmijë tjetër, të hani ushqimë më të shëndetshëm, të merrni më shumë proteina. Kjo mënyrë e të ushqyerit ndihmon që ju të humbni kilogramët e tepërt që ju keni shtuar përgjatë shtatëzanisë së parë, por sipas disa studimeve, deklarojnë se “nëse keni shumë kilogramë mund në ndikojë në aftësinë për të mbetur prapë shtatëzënë.”

Nuk është lehtë por është shumë e rëndëishme që pas lindjes t’i kushtoni rëndësi edhe vetes dhe trupit tuaj, kryesisht shëndetit, sepse kështu do të keni edhe më të lehtë, për pritjen e fëmijës së dytë./gazeta shneta/