Shumë njerëz po përpiqen të kuptojnë nëse COVID-19 është më i rrezikshëm sesa llojet normale të gripit sezonal.
Fatkeqësisht, krahasimet e tyre nuk janë ende të mundura, transmeton Gazeta Shneta.
Të dy mund të kontraktohen lehtë dhe të dy mund të jenë fatal për segmente të caktuara demografike. Të përpiqesh të zgjedhës se cili është më keq është sikur të përpiqesh të zgjedhës nëse preferon të goditesh nga një autobus apo një kamion.
Në këtë pikë, këshillat më të mira mbeten të njejta për të dy: Filloni të lani duart mirë dhe shpesh dhe ndiqni rekomandimet e OSHB-së për të shmangur infeksionin.
Ektistojnë disa dallime themelore midis statistikave të disponueshme për gripin sezonal dhe COVID-19, dhe ato e bëjnë të pamundur një krahasim të drejtpërdrejtë.
Gripi sezonal është një fenomen vjetor. Ka shumë të dhëna shumë-vjeçare mbi shkallët e infeksionit dhe vdekshmërisë. COVID-19, nga ana tjetër, ka qenë për vetëm rreth dy muaj dhe shumica e të dhënave në dispozicion vijnë nga vetëm një vend, Kina, ku u shfaq për herë të parë.
Lidhur me këtë është e pamundur të llogaritet përhapja e COVID-12 nga një sasi e kufizuar e të dhënave. Sëmundja tani ka përfshirë të gjithë globin por sa shpejtë do të qarkullojë dhe cili do të jetë shkalla e tij e fundit e infeksionit?
Ekzistojnë ilaçe dhe vaksina për llojet e gripit sezonal – por nuk ekzistojnë për COVID-19. Ndërsa terapitë ekzistuese janë duke e testuar efikasitetin e tyre kundër koronavirusit, ende nuk është gjetur një vaksinë ideale për këtë. /GazetaShneta/