Një anesteziolog kosovar ka eskaluar në ofendim pas publikimit të rasteve të sotme me COVID-19 në Kosovë.
Plotë 40 raste dolën pozitivë me virusin e pandemisë, duke shënuar një nga ditët me më së shumti raste në vend që kur u shfaq COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo ka bërë që anesteziologu Arbër Bardhaj të eskalojë në ofendim.
“Bravo gjot e gjalla! Vazhdojm tutje! Edhe virusi i ka marr erë që o ndrru diçka”, shkroi në një status në rrjetin social Facebook, Bardhaj.
Ky i fundit është pjesë e Spitalit Rajonal të Mitrovicës. /Gazeta Shneta/