Ethet janë mbase simptoma më e njohur e Covid-19.
Shpesh pacientët me Covid do të paraqiten fillimisht me simptoma si ethet e pastaj me simptoma të tjera të traktit të frymëmarrjes osë gastrointesinal e neurologjike ose kjo gjendje do të jetë shenja e vetme e sëmundjes infektive shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, ekspertët gjithashtu paralajmërojnë që ethet nuk janë kërkesë për një diagnozë Covid dhe simptomat e tjera nuk duhet të nënvlerësohen në mungesë të një temperature të ngritur.
“Ju mund të infektoheni nga koronavirusi dhe të keni një kollë ose simptoma të tjera pa ethe”.
Mbani në mend se është gjithashtu e mundur të keni Covid-19 me simptoma minimale ose edhe pa simptoma fare” shpjegon Dr. Lisa Lockerd Maragakis, drejtoresha e parandalimit të infeksionit në Johns Hopkins. /Gazeta Shneta/