Këtu janë të përmbledhura disa gjëra interesante dhe karakteristike për bebet që me gjasë disa nuk i keni ditur.
Ky artikull është marr nga WebMD, përcjell Gazeta Shneta.
–Fecesi i parë i tyre nuk përcillet me erë të keqe
Fecesi me ngjyre të zezë, të ngjashme me katranin, i ashtuquajtur dhe meconium, përbëhen nga mukusi, lëngje nga barku dhe çdo gjë tjetër që është tretur ndërsa ndodhej brenda barkut të nënës.
Sapo të filloni të ushqeni një fëmijë, bakteret do të fillojnë të kolonizojnë zorrët e tyre. Pas një dite apo më shumë, lëvizjet e zorrëve që dërgojnë tek fecesi merr ngjyrë tjetër si jeshile, të verdhë ose kafe – me erë të keqe.
–Ndonjëherë bebet ndalojnë frymëmarrjen
Ka të ngjarë kur ata janë duke fjetur, mund të ndalojnë procesin e frymëmarrjes për 5 deri në 10 sekonda.
Frymëmarrja e parregullt është normale. Por nëse bebja juaj ndalon frymëmarrjen për një kohë më të gjatë ose bëhet blu nga fytyra, është një urgjencë mjekësore.
–Ata qajnë pa lot, në fillim
Foshnjat fillojnë të qajnë rreth 2-3 javë , por lotët nuk shfaqen deri në moshën rreth një muajsh.
–Ata kanë më shumë qeliza të caktuara të trurit
Megjithëse truri i një fëmije do të rritet – më shumë se dyfishi i madhësisë vitin e parë – ai tashmë ka shumicën e qelizave nervore që mbajnë mesazhe elektrike. /Gazeta Shneta /