Foshnjet në zhvillim kanë nevojë për oksigjen që në fillim të shtatzënisë. Por, një foshnjë nuk do të marrë frymë deri pas lindjes. Kjo do të thotë që foshnjet nuk marrin frymë në barkun e nënës.
Por, egziston ndihma e kordonit të kërthizës i cili i siguron foshnjës oksigjen deri në frymën e parë shkruan MedicalNewsToday, transmeton GazetaShneta.
Zhvillimi i mushkërive fillon herët në shtatzëni, por nuk është i plotë deri në tremujorin e tretë. Midis 24-36 javëve të shtatzënisë, mushkëritë fillojnë të zhvillojnë alveole – qeset e vogla të mushkërive që mbushen me oksigjen. Derisa këto qese të zhvillohen plotësisht, një foshnjë mund të ketë vështirësi të marrë frymë vetë jashtë mitrës.
Gratë që lindin ndonjëherë shqetësohen për mënyrën se si do të marrin frymë foshnjat e tyre, veçanërisht kur foshnja udhëton nëpër kufijtë e ngushtë të kanalit të lindjes. Kordoni i kërthizës vazhdon të furnizojë një foshnjë me oksigjen derisa të lindë.
Fakte të shpejta se si foshnjat marrin frymë në bark:
-Kordoni i kërthizës është burimi kryesor i oksigjenit për fetusin;
-Për sa kohë që kordoni i kërthizës mbetet i paprekur, nuk duhet të ekzistojë rreziku nga frymëmarrja brenda ose jashtë mitrës./GazetaShneta/