Familja me 10 meshkuj, presin të 11-in

2017-05-03 në ora 10:15

Nëntë palë rroba me baltë, çorape me ere të keqe të rreshtuara si kukulla ruse nga më e madhja tek më e vogla.

Nëntë uniforma shkolle apo rroba të tjera. Tavolina është e mbushur plot si në një ushtri.

Kështu fillon mrekullia e përçdoditshme e nënës Alexis Brett, e vetmja femër në shtëpinë e madhe me dhjetë meshkuj, përfshirë edhe bashkëshortin. Por, jo shumë muaj larg, meshkujt e familjes do të jenë sa një skuadër futbolli. Gruaja është shtatzënë dhe pret djalin e saj të dhjetë.

Gruaja 37 vjeçare është e martuar me 42 vjeçarin David, i cili mendohet të jetë çifti i parë në Britaninë e Madhe, që ka 10 djem resht.

Ish-infermierja ka vendosur të sterilizohet pas lindjes së radhës këtë muaj.

Alexis thotë se nuk e ka pasur kurrë në mendje të kishte një familje kaq të madhe kur është njohur me David më 1998. Ajo rrëfen se njerëzit e pyesin shpesh nëse do të tentojë sërish që të bëjë një vazjë, por ajo thotë prerë “jo”. “Jam e lumtur me djemtë e mi”, thotë 37-vjeçarja, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.

Familja:

Alexis Brett, 37-vjeçe,

David Brett, 42-vjeç, makinist treni.

Campbell, i lindur në vitin 2001

Harrison, , i lindur në vitin 2003

Corey, , i lindur në vitin 2005

Lachlan, i lindur në vitin 2008

Brodie , i lindur në vitin 2009

Brahn,  i lindur në vitin 2009

Hunter, , i lindur në vitin 2012

Mack, , i lindur në vitin 2014

Blake, i lindur në vitin 2016