Familja Shala nga Obiliqi është duke akuzuar stafin mjekësor të Klinikës së Neonatologjisë pasi foshnjës iu shfaqen disa djegie në trup. Sipas familjes këto djegie kanë ndodhur gjatë kohës sa foshnja po qëndronte në inkubator
Rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës dhe këtë e ka konfirmuar zëdhënësja Flora Ahmeti.
“Të dielën ia pashë një shenjë që e ka në kukë (kërdhokull) edhe një shenjë në këmbë edhe kokë. Është si e sosur (djegur), po duket si me qenë e vrarë, unë tash po dyshoj që foshnja ime është lënduar edhe në lindje edhe aty sa ka qëndruar në aparate, është pakujdesi e motrave”, kishte theksuar Shala për KP-në.
Edhe pse nga të dyja klinikat për të cilat kjo familje është ankuar kanë thënë se gjendja e foshnjës është e rëndë për shkak të komplikimeve gjatë lindjes, familja Shala nga Obiliqi kërkon që ky rast të zbardhet sa më parë.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në kosovapress.com