Ndoshta i konsideroni farmacistët si persona që vetëm shpërndajnë shishe me pilula dhe thjesht i tregtojnë, apo u vendosin emrat e pacientëve në receta.
Por në fakt ky nuk është përshkrimi i plotë ose i saktë i punës së tyre. Duhet shumë më tepër për të qenë një farmacist sesa thjesht të shesësh tableta. Apo jo? Këto janë disa gjëra që farmacistët do të donin që gjithkush t’i dinte…
Askush nuk po ju gjykonEdhe pse ne hyjmë me frikë në farmaci nëse kërkojmë diçka si ‘Viagra’, apo medikamente për herpesin, apo infeksionet vaginale, duhet të dimë se nuk ka ndonjë paragjykim nga ana e farmacistëve. “Jo, ne nuk po të gjykojmë ty, seriozisht. Mund të marrim vesh se çfarë ilaçesh po merr dhe nëse ju shohim shpesh, ne thjesht interesohemi për ju, ndaj ju pyesim se si ndjeheni. Por nuk jemi duke ju gjykuar, nëse jeni duke marrë medikamentet tuaja ose Viagra për burrin,” – thotë Jarron, Chicago, IL.
Ne jemi të zënë me të vërtetë“Njëherë, doja të luaja ‘Candy Crush’ në telefonin tim gjatë orarit të punës. Por, ashtu si çdo punë tjetër, edhe kjo që kam më mban të zënë dhe kolegët e mi ashtu si edhe unë rrallë kemi kohë për të dalë jashtë për të ngrënë një sallatë për drekë,”- Jacqueline, Missoula, MT.
Na jepni pak kohë!“Nëse farmacia hapet në orën 8 të mëngjesit, mos ejani saktësisht në orën 8. A dëshironi të merrni një telefonatë në minutën e parë që ju hyni në zyrën tuaj?” – Allyson, Portland, OR.
Mos u çmendni“Ju sapo keni ardhur nga mjeku juaj dhe keni nevojë të merrni një recetë. Ne e dimë se patjetër keni pritur 1 orë ose më shumë për të takuar mjekun tuaj dhe na vjen vërtet keq. Të çmendesh dhe të bërtasësh në qoftë se jemi të zënë, kur ju themi që receta juaj do pak kohë që të bëhet gati nuk është zgjidhja. Ju nuk i bërtisni dot doktorit kur ju duhej të prisnit atje (apo jo)?”- Sarah, Boston, MA./Gazeta Express/