Kur jeni shtatzënë, mund të dëgjoni shpesh fjalën “gestacion”. Këtu, do të shqyrtojmë në mënyrë specifike se si lidhet shtatzënia me terminologjitë.
Ne do të diskutojmë gjithashtu disa prej termave të ngjashëm me të cilët mund të hasni gjatë gjithë shtatëzanisë – siç janë mosha gestacionale dhe diabeti gestacional shkruan Healthline.
Çfarë është gestacioni?
Gestacioni përcaktohet si koha midis ngjizjes ose konceptimit të shtatëzanisë dhe lindjes përcjell Gazeta Shneta.
Megjithëse jemi duke u përqëndruar në gestacionin njerëzor, ky term zbatohet më gjerësisht për të gjithë gjitarët. Një fetus rritet dhe zhvillohet në barkun e mitrës gjatë gestacionit.
Periudha e gestacionit
Periudha e gestacionit, përfshin kohën se sa një grua ka mbetur shtatzënë.
Shumica e foshnjave lindin midis 38 dhe 42 javëve të gestacionit.
Foshnjat e lindura para 37 javësh konsiderohen të parakohshme. Foshnjat e lindura pas 42 javësh quhen ‘postlindje’.
Mosha gestacionale
Data e konceptimit në përgjithësi nuk është e njohur për gratë, kështu që mosha gestacionale është mënyra e zakonshme për të matur se sa larg është duke shkuar një shtatëzani.
Poashtu, mosha gestacionale matet në javë nga dita e parë e periudhës tuaj të fundit menstruale.
Mjeku juaj gjithashtu mund të përcaktojë moshën gestacionale duke përdorur një ultratinguj ose pas lindjes së fëmijës.
Diabeti gestacional
Diabeti gestacional, është një lloj diabeti që një grua mund të zhvillojë gjatë shtatëzanisë.
Zakonisht zhvillohet pas javës 20 të shtatëzanisë dhe largohet pas lindjes.
Vlen të theksohet se diabeti gestacional ndodh sepse placenta prodhon hormone që e mbajnë insulinën të funksionojë jo si duhet. Kjo ngritë sheqerin në gjak dhe shkakton diabet. /Gazeta Shneta /