Raportet e fundit tregojnë se Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), në SHBA po përgatitet të autorizojë shpërndarjen e vaksinave shtesë COVID-19 për njerëzit me imunitet të komprometuar.
FDA do të rishikojë të dhënat përkatëse nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) gjatë dy javëve të ardhshme rreth mundësisë së një doze të tretë të vaksinës COVID, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Të dhënat do të shqyrtojnë nëse një doze e tretë shtesë përforcuese mund të ndihmojë në përmirësimin e mbrojtjes kundër COVID-19 për disa nga grupe që shihet të jenë më të rrezikuar klinikisht nga virusi Delta. /Gazeta Shneta/