Ndërsa gjithnjë e më shumë amerikanë vaksinohen, ne vazhdojmë të mësojmë gjëra të reja në lidhje me vaksinën Covid.
Pas disa reaksioneve alergjike, ekspertët tani kanë një ide më të mirë se kush mund të marrë vaksinën dhe kush jo.
Por një zbulim i fundit ka identifikuar një grup tjetër që duhet të jetë i kujdesshëm kur merr vaksinën – njerëzit që kanë pasur ndërhyrje estetike shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Pas tre subjekteve (personat e lajmëruar me efekte anësore) në provën klinike të vaksinës Moderna që kishin pësuar ndërhyrje si mbushës të fytyrës ose buzëve, përjetuan një reagim negativ.
Andaj, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) po paralajmëron njerëzit për këtë efekt të mundshëm anësor të vaksinës.
Sipas raportit, dy persona kishin ënjtje në fytyrë, ku të njëjtit kishin pasur injektim mbushës dermal në faqet e tyre para vaksinimit.
Ndërsa, personi i tretë, i cili kishte marrë injeksione të mbushjes dermale në buzë, përjetoi angioedemë buzësh (ënjtje) rreth dy ditë pas marrjes së vaksinës. /Gazeta Shneta/