Fertilizimi In Vitro nuk është i sigurt që në herën e parë që provoni, megjithatë nuk duhet ta humbni shpresën që do arrini shtatzëninë. Është përllogaritur nga Shoqata Europiane e Embriologjisë se në 3 cikle fekondimi In Vitro, 85% e çifteve do e arrijnë suksesin
Afërsisht një në tetë çifte kanë probleme në arritjen e një shtatzënie. Nëse jeni duke provuar për të konceptuar një fëmijë, por pa sukses, duhet të dini që nuk jeni vetëm. Ka miliona çifte me të njëjtin problem në të gjithë botën. Infertiliteti përkufizohet si pamundësia për të arritur një shtatzëni pas një viti marrëdhëniesh të pambrojtura, kur gruaja është nën 35 vjeç, ose pas 6 muajsh kur gruaja është mbi 35 vjeç.
Dr. Marsel Haxhia, Embriolog Klinik, certifikuar nga Shoqata Europiane e Embriologjisë dhe Riprodhimit Human në një intervistë për MAPO shpjegon se pavarësisht mitit që ka ekzistuar në Shqipëri se problemin e ka gjithmonë gruaja, kjo edhe për arsye të një shoqërie të mbyllur e maskiliste, diçka e tillë nuk është e vërtetë.
Sipas tij, të gjitha statistikat botërore tregojnë se 30-40 % e çifteve infertile e kanë problemin te gruaja dhe 30-50 % e kanë problemin te mashkulli.
Nëse mendoni se keni probleme me fertilitetin, mjeku embriolog sqaron dhjetë fakte që duhet t’i dini patjetër para kryerjes së kësaj procedure, duke saktësuar se deri në çfarë mase mund t’ju ndihmojë mjekësia për të ndryshuar “fatin” apo për ta modifikuar atë deri në arritjen e bërjes së ëndrrës suaj realitet, prindërimit./Mapo/