Lindja e një fëmije me “tre prindër”, ka qenë më shumë çështje fati sesa sukses i shkencës, kanë paralajmëruar ekspertët.
Doktorët që punuan në përgatitjet për lindjen e Abrahim Hassan, gjatë vitit të kaluar në Meksiko, ishin shumë afër dështimit, – ka konsideruar një ekspert britanik, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Puna është se fëmija ka mundur të përballet me çrregullime gjenetike, nga një teknikë që nuk është kuptuar mjaftueshëm as nga ta që e kanë aplikuar.
Abrahim u lind nga një vezë që përmbante ADN-në nga nëna dhe babai i tij, ndërsa një sasi e vogël iu u shtua nga një grua e tjetër.
Kjo ADN përmbante ‘mitochondria’, një ‘fuqi prodhuese’ për qelizat.
“Është lajm i mirë se gruaja lindi një fëmijë të shëndoshë dhe pa shenja të sëmundjes, por nga publikimi është parë se Zhang dhe kolegët e tij ishin shumë afër dështimit dhe fati luajti rol të rëndësishëm në këtë punë”, ka deklaruar Lovell Badge. /Gazeta Sheta/