Shumë shpesh, fëmijët mund të identifikojnë gjendjen emocionale të një personi, edhe nëse ai/ajo mban maskë në fytyrë.
Më parë janë ngritur shqetësime se maskat gjatë pandemisë Covid mund të dëmtojë zhvillimin e fëmijëve më të vegjël, por një hulumtim i botuar në JAMA Pediatrics sugjeron se fëmijët i njohin emocionet aq mirë edhe kur mbani maskat shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
Për këtë studim, studiuesit nga Spitali Universitar i Lozanës në Zvicër kanë treguan 90 fotografi në mënyrë të rastësishme për afro 300 fëmijë të moshave 3 deri në 6 vjeç.
Fotot shfaqnin aktorë që në fytyrat e tyre kishte gëzim, zemërim ose trishtim. Në gjysmën e imazheve, aktorët mbanin maska.
Atyre iu kërkua ose të emërtonin emocionin, të tregonin një kartë që tregon emocionin apo t’i tregonin studiuesve se nuk kishin përgjigjje.
Fëmijët ishin në gjendje që të identifikonin emocionet, pavarësisht nëse aktorët kishin maska apo jo.
Ata përshkruanin emocionin e duhur në më shumë se 70 për qind të rasteve kur aktorët ishin pa maskë dhe e kuptonin më shumë se 67 për qind të rasteve kur figura mbante maskë.
Ashley Ruba, eksperte e psikologjisë zhvillimore, ndonëse nuk ishte e inkuadruar në këtë studim, ajo ka mbështetur gjetjet në bazë të punës së saj.
“Më pëlqen të theksoj se fytyra nuk është mënyra më e rëndësishme për të komunikuar emocionet tona. Ne përdorim gjithashtu tonin e zërit, kemi qëndrimin e trupit, kemi lloje të tjera të dhënash kontekstuale që fëmijët dhe të rriturit mund të përdoret për të kuptuar se si ndihen njerëzit.”, u shpreh ajo.
Si psikologe zhvillimore, ajo mendon se ka shumë aspekte të tjera të pandemisë që mund të dëmtojnë zhvillimin e një fëmije, si nga izolimi.
“Maskat janë ndoshta në fund të listës së gjërave për t’u shqetësuar,” tha ajo./Gazeta Shneta/