Fëmijët dhe televizori, ja rregullat që duhet t’i dijë çdo prind

2018-11-23 në ora 22:34

Fëmijët i duan instiktivisht kartonët, sepse ato flasin me gjuhën e emocioneve dhe të imagjinatës. Por si t’i lëmë të shikojnë në mënyrën e duhur. Duke parë rëndësinë që kartonët janë tek fëmijët, nëna dhe babai nuk duhet t’i shikojnë ato si një produkt të thjeshtë fantazie, por si një mjet që ndihmon të mësojnë dhe që të komunikojnë botën e tyre të brendshme.

Përpara moshës 2 vjeçare, më mirë të evitohet.

Është e pakëshillueshmë që të ekspozohen fëmijët e vegjël, përpara televizorit, tregon një studim i Akademisë Amerikane të Pediatrisë. Shumë orë përpara ekranit mund të shkaktojnë një vonesë në të folur, në aktivitete psiko-motorre, vështirësi në përqëndrim në moshën shkollore dhe shqetësime në gjumë.

Në linjë të përgjithshme është mirë që të përjashtohen, këtu nuk ka rëndësi mosha, kartonat e dhunshëm, mbi të gjitha nëse fëmija ka tendencë që të imitojë heroin.

Nëse do të shikojë gjithmonë të njëjtin film?

Mos u shqetësoni! Interesi për të njëjtin karton, gjë që ndodh shpesh dhe me përrallat, diktohet nga fakti se tema që eksplorohet është në sintoni me jetën e brendshme të fëmijës, me frikërat dhe dëshirat e tij, me klimën familjare dhe me etapat që po kalon.

Përsëritja e vazhdueshme e atij vizioni specifik, i lejon fëmijës një lloj “palestre” interaktive për t’u rritur, derisa filmi ta ketë mbaruar funksionin e tij. Dhe pastaj menjëherë do të kalojë në një tjetër histori.

Televizori: Ja rregullat që duhen

Vëzhgojeni me kujdes kur shikon televizor. Shikimi dhe reagimet e tij do t’ju tregojnë nëse është e përshtatshem ajo që po shikon. Mos e përdor televizorin, si shpërblim apo ndëshkim, dhe as si një dado. Mbajni fikur televizorin gjatë vakteve dhe gjatë orarit të mësimit.

Mos lini në dorë të një fëmije të vogël telekomandën, sepse në mënyrë të paevitueshme do të bëjë zapping dhe ka rrezik të shikojë programe jo të përshtatshme për të. Evito të shikosh programe jo të përshtatshme kur fëmija është prezent. Edhe pse duket se po merret më dicka tjetër, fëmijët kane antena që arrijnë të kapin çdo gjë.

Mos vendosni televizor në dhomë të fëmijës.

Provoni me lojra alternative nga TV, kështu ai kupton që nuk është diçka e domosdoshme. Vendoseni ju orarin kur duhet të shikojë televizor. Për të vegjlit oraret përpara ekranit duhet të jenë të kufizuara, por dhe për më të rriturit jo më shumë se 1 orë e gjysmë.

Asnjëherë në mëngjes, sepse fëmija do të dojë të çohet gjithmonë më parë për të parë filmat dhe në shkollë mund të mos jetë i përqëndruar. As në darkë përpara gjumit, sepse stimujt e tepër mund të pengojnë gjumin e rehatshëm. Kushte e duhura për të para TV janë: Jo më pak distancë se tre metra dhe volum, kontrast dhe ndriçim jo shumë të lartë. /klantv