Fëmijët duhet t’i mësojmë të shoqërohen me të tjerët

2018-11-04 në ora 15:24

Procesi i socailizmit tek fëmijët është shumë i rëndësishëm, andaj mësoni fëmijët tuaj të shoqërohen. Shpesh herë prindërit shqetësohen kur fëmija i tyre është më i ndrojtur dhe i mbyllur në vete, shkruan telegrafi.com, transmenton gazeta shneta.

Mirëpo, e gjithë kjo prindër të dashur varet nga ju, hulumtuesit dhe psikologët thonë se pikërisht nga babai dhe nga nëna varet vetëdija shoqërore e fëmijës së tyre.

Në moshën trevjeçare vogëlushët zënë miqtë e parë. I përshkruajnë si fëmijë që i duan dhe me të cilët shoqërohen dhe luajnë më me dëshirë. Për fëmijët e vegjël të shkollës pjesë e rëndësishme e miqësisë bëhet ndihmesa reciproke. Pamja fizike e shokut/shoqes është më e rëndësishme për më të vegjlit sesa për më të mëdhenjtë.

Fëmijët që kanë shokë, janë më të çiltër, më të dashur, më shumë flasin, më me dëshirë ua lënë lodrat e tyre. Për këtë arsye edhe zënë shokë. Në anën tjetër, fëmijët pa shokë shpesh reagojnë në mënyrë agresive, ndërsa kur ballafaqohen me problemin, më shumë kërkojnë ndihmë anash se që provojnë ta zgjidhin vetë. Në grupin e të papopullarizuarve bëjnë pjesë edhe ata që janë ë turpshëm dhe të tërhequr, fëmijët e tjerë, thjesht, i injorojnë.

Nuk është kurrfarë zbulimi, se marrëdhëniet dhe zhvillimi e shoqërimi i vogëlushëve është nën ndikimin prindëror, më saktë, nën ndikimin e marrëdhënieve që ekzistojnë ndërmjet prindërve dhe fëmijëve të tyre. Fëmijët që zhvillohen me dashurinë prindërore, kanë më shumë shokë, janë më të vetëdijshëm, ndiejnë më shumë dhembje për të tjerët dhe, përgjithësisht, gjenden më mirë në marrëdhëniet sociale dhe në situata të ndryshme./telegrafi.com/