Fëmijët e nënave 20 dhe 30 vjeçare kanë një dallim

2017-07-26 në ora 11:37

Nënat më të mëdha në moshë, kanë fëmijë më të shëndetshëm dhe më të arsimuar se fëmijët e lindur nga nënat të cilat janë në vitet e 20-ta.

Sipas studimit të kryer në Angli, nënat që nuk e kanë realizuar ende veten e tyre dhe janë të reja, e kanë më të vështirë të përballen me statusin e mëmësisë.

E njëjta gjë vlenë edhe për meshkujt të cilët janë në moshë të re kur bëhen baballarë.

Rreziku për të pasur probleme me fëmijët vjen kur nënat janë të reja në moshë në kohën e lindjes.

Studimi që e ka vërtetuar këtë fakt, është realizuar në Universitetin e Southhampton në Britaninë e Madhe dhe ka studiuar fëmijë dhe nëna të grup moshave të ndryshme.