Shërbimi Stomatologjik në Komunën e Prishtinës, me kërkesë të këshillit të prindërve dhe koordinim me drejtorit e shkollave fillore, ka filluar aktivitetet parandaluese për fëmijët e klasave të ulëta të shkollave të kryeqytetit.
Fëmijët e klasave të ulëta në përcjellje të mësimdhënësve, këtë muaj do vizitojnë shërbimet stomatologjike në kryeqytet dhe nën përkujdesjen e mjekëve specialistë të masave parandaluese stomatologjike, me ç’rast do të marrin edhe shërbime parandaluese.
Ky aktivitet ka për qëllim edukimin mbi higjienën orale, si dhe flourizimin e dhëmbëve dhe mbylljen e fisurave, si masa parandaluese të shfaqjes së kariesit të dhëmbëve.