Fëmijët që trajtohen në repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, iu kanë dhuruar lule nënave të tyre dhe mjekeve e infermiereve që kujdesen për ta.
“Urime Çdo nëne ne planet,Lumturi Paqe dhe Shendet! Sot ne Repartin Hemato-Onkologjik femijet i dhuruan lule nenave dhe Stafit Mjeksor me shumë dashuri.
Faleminderit Lulishtes Fjolla qe i dhuroi Lulet per Nënat tona.faleminderit edhe nga vullnetarja me e re e shoqates Granita Nuhiji me shume dashuri na beri foto te mrekullushme.Faleminderit #cure2children Nicola Ciardelli Nicco Fans Club”, ka shkruar Leonora Bajraktari nga Cure2Children. /Gazeta Shneta/