Që nga ditët e para të shpërthimit të koronavirusit, ka qenë e qartë se fëmijët kanë më pak të ngjarë të përjetojnë simptoma të koronavirusit.
Ndër 425 pacientët e parë me koronavirus në Wuhan, Kinë, nuk u raportua asnjë rast midis fëmijëve nën moshën 15 vjeç. Më vonë, një studim i më shumë se 1.000 pacientëve në Kinë zbuloi se fëmijët më të rinj se 15 përfaqësonin 1% të rasteve, transmeton Gazeta Shneta.
Vende të tjera kanë identifikuar një model të ngjashëm: të dhënat e CDC sugjerojnë që fëmijët përfaqësojnë vetëm 2% të rasteve në SHBA dhe një analizë e 4.700 rasteve të konfirmuara në Spanjë erdhi në të njejtin përfundim.
Fëmijët mund të jenë transportues asimptomatikë
Studiuesit kanë përcaktuar se disa fëmijë mund të jenë bartës asimptomatikë. Një studim i pacientëve në Kinë zbuloi se 90% e fëmijëve të studiuar ishin ose asimptomatikë ose zhvilluan simptoma të buta ose të moderuara në krahasim me 6% të cilët zhvilluan infeksione të rënda ose kritike.
Studimi i CDC arriti në përfundimin se fëmijët ka të ngjarë të luajnë një rol në transmetimin dhe përhapjen e Covid-19. /GazetaShneta/