Elvana Sula ishte martuar në Kosovë para disa viteve, por tani ajo ka ikur nga shtëpia e burrit duke lënë fëmijët e vetëm.
Sula iki nga shtëpia pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, por ky i fundit tani po kërkon rikthimin e saj publikisht.
Dy fëmijët e vegjël tani po kërkojnë që nëna të rikthehet dhe për këtë i luten babait çdo ditë, transmeton Gazeta Shneta.
Në një storie të televizionit publik RTK, babai i fëmijëve ka thënë se nuk do të hakmerret ndaj saj nëse kthehet, ndonëse ia kishte prishur kurorëzimin pa nënshkrimin e tij.
Edhe gjyshja e fëmijëve e ka lutur Elvanën që të kthehet tek fëmijët, pasi nuk po mund të kujdeset për ta. /Gazeta Shneta/