Fëmijët që po dëgjojnë muzikë me kufje, mund të humbasin dëgjimit në moshë të re

2018-08-15 në ora 15:47

Ekspozimi ndaj tingujve më të larta se sa lejohet pa ndërmarrë masat e duhura, vë veshët në rrezik. Por dëgjimi i muzikës në kufje me volum të lartë mund të dëmtojë dëgjimin tuaj. Dëmi mund të jetë i pakthyeshëm, e sidomos për fëmijët në zhvillim.

Një gjë të tillë e ka konstatuar hulumtim brazilian, nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të São Paulo, botuar në Raportet Shkencore.

Hulumtuesit intervistuan 170 nxënës të moshës 11 deri 17 vjeç, për të identifikuar një korrelacion midis ekspozimit në vende të zhurmshme ose dëgjimit të muzikës në kufje dhe rastet e dëmtimit në vesh. Kështu doli në pah se pothuajse të gjithë fëmijët kanë “zakone dëgjimi të rrezikshme” në parti, disko dhe kur përdorin pajisje me muzikë.

Më shumë se gjysma e djemve, 54.7%, nga 93 në total, kanë përjetuar zhurma të vazhdueshme në vesh, një nga çrregullimet më të zakonshme në mesin e personave mbi 50 vjeç, që konsiderohet një sinjal paralajmërues për humbjen e dëgjimit.

Dëmtimi i “padukshëm” që ofrojnë tingujt e lartë, me kalimin e viteve mund të çojë në probleme serioze të dëgjimit.

Nëse ky brez i adoleshentëve vazhdon të ekspozohet ndaj niveleve shumë të larta të zhurmës, ata ndoshta do të vuajnë nga humbja e dëgjimit mes moshës 30 dhe 40 vjeç./Pernenat.al/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.