Studiuesit ndanë rastësisht 37 fëmijë të moshës 8 deri në 11 vjeç në dy grupe. Secili grup e rriti kohën e tij të zakonshme në shtrat me një orë e gjysmë në natë për një javë, pastaj e ulën kohën që kalojnë në gjum për javën tjetër.
Ata kishin të vendosura pajisje elektronike për të matur kohën e gjumit dhe u testuan për marrjen ditore të ushqimit tri herë në javë dhe kishin analiza gjaku për të matur leptinën, një hormon që ndikon në uri dhe nivelet e larta të të cilave lidhen me akumulimet e indeve dhjamore, transmeton Gazeta Shneta.
Fëmijët konsumuan 134 kalori më pak çdo ditë gjatë javës së shtuar të gjumit sesa gjatë javës me më pak gjumë.
Nivelet e leptinës ishin më të ulëta kur fëmijët flinin më shumë dhe mbi të gjitha, pesha e fëmijëve mesatarisht ishte rreth gjysmë kile më pak në fund të javëve të gjumit. /GazetaShneta/