Fëmijët e vegjël të cilët kalojnë një kohë të gjatë në kopshte, vuajnë më shumë nga stresi dhe bëhen më të turpshëm.
Një studim i ri ka zbuluar se niveli i stresit tek këta fëmijë, është 3 herë më i lartë se sa tek të vegjlit që rrinë në shtëpi.
Përderisa fëmijët që rrinë në shtëpi me prindërit e tyre janë më të relaksuar, ata në kujdesin ditor rriten me ankth.
Studimi thotë se ata stresohen ngase u mungojnë prindërit e tyre. Stresi në një moshë kaq të re mund të ketë ndikim në mënyrën se si zhvillohet truri i tyre, duke i bërë fëmijët më të turpshëm dhe me më pak vet-kontroll.
Mirëpo lajmi i mirë për prindërit që punojnë është se ata mund t’i zbusin efektet e stresit te këta fëmijë, duke kaluar kohë kualitative me ta pasi t’i marrin nga kopshtet, thuhet në zbulimin e Universitetit Norvegjez për Shkencë dhe Teknologji, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.