Një fëmijë konsiderohet si ylber kur një nënë ka humbur fëmijë më parë për shkak të dështimeve në shtatzëni.
Ideja e ylberit simbolizon shpresën dhe ngushëllimin pas pikëllimit të shkaktuar nga humbja e bebes, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
BBC ka folur me disa nga nënat që përdorin simbolin e ylberit për të festuar ardhjen e fëmijëve dhe për të kujtuar ata që kanë humbur.
Cheryl Lotherington, 38, kishte katër aborte spontane deri në lindjen e vajzës Bo, e emërtuar për të qenë një fëmijë me simbolin e ylberit.
Cheryl tregon se pas martesës provuan sërish me bashkëshortin e saj për të pasur fëmijë. Ata menduan se do të duhej të prisnin të paktën 6 muaj, por për fat ajo mbeti shtatzënë menjëherë.
“Kemi bërë skanim për çdo javë. Isha shumë e shqetësuar dhe nuk mund të besoja derisa e morra në krahët e mi”, thotë nëna e vajzës tani 4-vjeçare.
“Bo u tregon të gjithëve se ajo është një fëmijë ylber. Nëse shfaqet harku i ylberit, ajo mendon se është shfaqur për të. Ndërsa unë mendoj për foshnjat që kam humbur dhe sa me fat jam tani që kam vajzën”, shprehet Cheryl.
Claire Todd dhe burri i saj i veshin dy djemtë e tyre me ngjyra ylberi. Këtë e bëjnë për ta kremtuar praninë e fëmijëve dhe për ta kujtuar humbjen e foshnjave.
“Ne kemi humbur shtatë foshnja deri më tani, një për secilën ngjyrë të ylberit. Tani kemi dy djem të bukur”.
“Pavarësisht se na ndodhin gjëra të këqija, ylberi simbolizon se ka gjithmonë diçka ku duhet shpresuar për të mira”, thotë Claire. /Gazeta Shneta/