Femrat duhet të bëjnë kontrolle të zakonshme te gjinekologu për këto arsye

2017-03-15 në ora 10:11

Nëse ju jeni një prej atyre femrave që nuk shkojnë te gjinekologu për kontrolle të zakonshme, jeni duke humbur shumë.

Ju do të duhej të shkoni te gjinekologu për të parë si po shkojnë gjërat me shëndetin tuaj dhe për të bërë Pap testin çdo 6 muaj, transmeton femrasot. Por, mjeku mund të ju japë shumë më shumë informacione se që ju mendoni, nëse dini cilat pyetje duhet bërë.

Më poshtë janë disa pyetje që gjinekologët do donin që pacientët t’i pyesnin ata:

Cila metodë e mbrojtjes nga shtatzënia e padëshiruar është e duhura për trupin tim?

Kjo varet nga mosha juaj si dhe a do të donit apo jo të ngeleni shtatzëne. Por, mbrojtja nga shtatzënia e padëshiruar do të duhej të ishte prioritet.

Çdo femër do të duhej të fokusohet në parandalimin e shtatzënisë deri sa ato të jenë të gatshme të bëhen nëna.

Këtu mund t’i gjeni disa keqkuptime lidhur me parandalimin e shtatzënive të padëshiruara:

Mbrojtja e bën më të vështirë mbetjen shtatzënë në të ardhmen

Tableta të bën të shtosh peshë

Metodat e reja të mbrojtjes nuk janë të sigurta aq sa metodat e vjetra

Disa metoda janë vërtetë më të sigurta dhe më afatgjatë. Kështu që të mësosh për metodat e mbrojtjes ështe ekskluzivisht përgjegjësi e femrës.

Jo çdo metodë funksionon për secilën grua.

Sëmundje të ndryshme siç është diabeti apo ndonjë tjetër mund t’iu imponojnë metodën e mbrojtjes.

Çka duhet të dijë patjetër për dhunën seksuale?

Gjinekologët e kanë prioritet informimin e saktë për të parandaluar SST (sëmundjet seksualisht të transmetueshme) dhe shtatzënitë e padëshiruara. Gjinekologët janë specialistë që merren me anatominë fizike të vaginës tuaj, mirëpo ata mund të jenë edhe njerëz që mund të ju nihmonin lidhur me çështjet e abuzimit dhe dhunës seksuale. Gjinekologu patjetër që do të mund të ju jepte këshilla të shumta dhe të ju ndihmojë me kontakte të qendrave të ndryshme për mbrojtjen e të miturve, policinë dhe organizatave që merren me mbështetjen e personave të dhunuar.

Cilat vaksina janë të duhurat për mua si dhe cilat teste për SST duhet t’i bëj?

Këtë pyetje duhet t’a bëjnë të gjitha femrat. Duhet patjetër të jeni të informuara lidhur me vaksinat si psh ajo për HPV. Gratë duhët të jenë të informuara për sëmundjet dhe testet që mund të bëjnë për të parandaluar ato.