Pas ekzaminimit të mostrave të gjakut dhe indit të gjirit tek femrat që kanë indeks trupor prej më pak se 25, një studim nga Londra ka konstatuar se femrat me peshë të ulët janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit.
Hulumtuesit thonë se rezultatet e studimit janë të rëndësishme, pas që kanë tendenca më pas të foksuohen në obezitet, transmeton Telegrafi.
Autori kryesor i këtij studimi. Dr. Neil Iyengar, thotë se ky hulumtim na rritë vetëdijesimin për rreziqet potenciale, sepse numri i femrave të rrezikuara nga kanceri i gjirit është alarmues.
Shkencëtarët besojnë se femrat me BMI normale kanë më shumë qeliza dhjamore në indin e gjirit, sesa në pjesët e poshtme të trupit.