Më shumë se një mijë gra kanë treguar trikun sekret që fshihet pas arritjes së orgazmave të shumëfishta. Një studim i kryer nga kompania OMGEYS.
Kanë pyetur mbi 1 mijë gra nga mosha 18 deri 95 vjeç lidhur me detajet intime të jetës së tyre seksuale.
Çuditërisht është gjetur se pothuajse gjysma e tyre apo 47 për qind kanë thënë se ato përjetojnë orgazma të shumëfishta gjatë marrëdhënies seksuale me partnerët e tyre. Për më tepër, shumica e grave të intervistuara për këtë studim kanë thënë se ato përdorin teknika të ndryshme për ta arritur ograzëm e parë dhe pastaj orgazmat tjera.
Ky studim gjeti se shumë gra që mendojnë se janë të ndjeshme poshtë, pas klimaksit në fakt vazhdojnë të përjetojnë më shumë kënaqësi. Edhe pse gratë mund të ndjejnë se organi i tyre gjenital nuk mund të stimulohet më, ato arrijnë më shumë se një orgazëm nëse ndryshojnë teknikat e seksit.
Specifikisht thënë, ato preferojnë që partneri të lëvizë më ngadalë, jo shumë drejtpërdrejt dhe jo fortë dhe kështu ato kanë gjasa më të mëdha për një valë të dytë të kënaqësisë. Hulumtuesit nga OMGEYS kanë shpjeguar:
“Menjëherë pas orgazmës, 53 për qind e grave, bëjnë seks sërish por kësaj radhe pak më ngadalë.
Ato kështu arrijnë orgazmën e dytë duke modifikuar teknikat dhe ndryshuar ato nga orgazma e parë. Nëse e gjykojmë këtë veprim atëherë zbulojmë se gratë trajtojnë trupin e tyre pas orgazmës së parë dhe këtë trup e shndërrojnë në komplet të ri, me pëlqime të reja dhe veprime të reja seksuale”.