Ndërsa ajo cfarë e bënë këtë fenomen edhe më të veçante është se çifti kishte pasur marrëdhënie vetëm një herë.
Gruaja mbetet e shokuar kur zbulon se brenda 10 ditëve mbetet shtatëzënë dy herë.
Bëhet fjalë për dy fëmijët binjak jo identikë Charlotten dhe Olivian të cilët kanë lindur në dhjetor të 2015. Ndërsa kjo lindje rishkroi historinë mjekësore të Australisë, transmeton Gazeta Shneta.
Fenomeni i quajtur Superfetation është shumë i rrallë dhe janë vetëm 10 raste të dokumentuara në gjithë botën. I fundit ishte para këtij në vitin 2008.
Ndodhi kur Kate lëshoj edhe një vezë tjetër përderisa ishte shtatëzënë dhe sperma e burrit të saj mbeti në jetë 10 ditë pas marrëdhënies.
Kjo për çiftin ishte një shok, “ Ishte vërtetë shokuese, por ne morëm anën pozitivë që mund të lindja në mënyrë natyrale”, thotë gruaja.
Më tutje ajo shton se me qëllim të mbetjes shtatëzënë por pa binjak unë dhe burri im bëmë seks të pambrojtur vetëm një herë.
Por si ndodhi e gjithë kjo?!
Kate kishte mbetur shtatzënë, dhe më pas trupi i saj kishte lëshuar në mënyrë spontane një vezë tjetër, duke i dhënë embrioneve mosha të ndryshme gestacioni.
Ajo që e bëri ngjarjen edhe më të rrallë ishte se çifti kishte vetëm marrëdhënie një herë. Sperma e Pjetrit mbeti gjallë për 10 ditë për të fekonduar vezën e dytë të lëshuar.
Vajzat binjake jo-identike u lindën nëpërmjet seksionit c të emergjencës të dielën më 29 nëntor në orën 12.43 dhe 12.44 të mëngjesit, duke pasur shumë ndryshime në madhësi dhe peshë.
Olivia peshonte 2.48 kg dhe Charlotte peshonte 1.98 kg. Vajzat gjithashtu kanë lloje të ndryshme të gjakut.
“Të dyja ishin shumë të shëndetshme dhe nuk kishin nevojë të shkonin në kujdes të veçantë. Ne u liruam nga spitali shtatë ditë më vonë, “thotë Kate. /Gazeta Shneta/