India po përjeton ‘ferrin’ nga kriza e shkaktuar nga pandemia Covid-19.
Në kryeqytetin indian Delhi janë detyruar të ndërtojnë krematoriume të improvizuara, për shkak të mbingarkesës në krematoriumet e qytetit për djegien e kufomave të njerëzve të vdekur nga Covid-19, raporton BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Stafi po punon gjatë tërë kohës, ndërsa parqet dhe hapësirat tjera po përdoren gjithashtu për të djegur kufomat.
Familjeve u është dashur të presin me orë të tëra para se të lejohen të djegin të vdekurit e tyre për shkak të kërkesave të mëdha.
India ka regjistruar më shumë se gjysmë milioni raste me Covid-19 vetëm në disa ditë. Ambulancat, oksigjeni medicinal, shtretërit në kujdesin intensiv dhe barnat, janë në limitet e tyre dhe furnizimi është mjaft i vështirë.
Së paku në dy spitale në Delhi janë raportuar raste të vdekjes së pacientëve pasi nuk ka pasur oksigjen. Mediat sociale janë vërshuar nga thirrjet dëshpëruese për ndihmë duke kërkuar bombola të oksigjenit, barna dhe shtretër të lirë në kujdesin intensiv.
Poashtu kapacitetet e testimit PCR janë të mbingarkuara. /Gazeta Shneta/