Fillon të rritet numri i rasteve me COVID-19, IKShPK kërkon nga qytetarët të bartin maskat dhe të vaksinohen 

2022-06-22 në ora 11:16

Numri i rasteve pozitive me coronavirus ka shënuar rritje ditëve të fundit nëse krahasojmë me disa ditë më parë.

Në mënyrë që të parandalohet përhapja e infeksionit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar tek qytetarët që të bartin maskat dhe të vaksinohen kundër COVID-19.

Raste të shumta me COVID-19 janë duke u regjistruar në shumë vende të botës.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!

Kosova shënon këtyre ditëve rritje të rasteve të reja të COVID-19 por fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje.

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.

#Vaksinohu!