Kompanitë Pfizer dhe BioNTech, njoftuan se kanë filluar hulumtimet e vaksinës së parë tek pjesëmarrëset shtatzëna të moshës 18 vjeç e lart.
Ata shkruajnë se: “Ne jemi krenar që fillojmë këtë studim tek gratë shtatzëna dhe vazhdojmë të mbledhim prova mbi sigurinë dhe efikasitetin për të mbështetur potencialisht përdorimin e vaksinës tek ky grupacion i rëndësishëm” shkruan MedicalNewsToday përcjell Gazeta Shneta.
Në total, ata planifikojnë të regjistrojnë 4.000 pjesëmarrëse të shëndetshme shtatzënë gjatë javëve të 24-34 të shtatzënisë.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Sipas njoftimit për shtyp thuhet se: “Studimi do të vlerësojë sigurinë, tolerancën dhe imunogjenitetin e dy dozave të vaksinës Pfizer-BioNTech ose placebo të administruara me 21 ditë në diferencë”.
“Gratë shtatzëna kanë një rrezik në rritje të ndërlikimeve dhe zhvillimin e Covid-19 të rëndë, prandaj është kritike që ne të krijojmë një vaksinë të sigurt dhe efektive për këtë grupacion.
Ne jemi thellësisht mirënjohës për vullnetaret që po regjistrohen në hulumtim dhe vëzhguesit e faqes që drejtojnë këtë punë”. /Gazeta Shneta/