Në mëngjesin e sotëm ka filluar vaksinimi për të moshuarit mbi 85-vjeç në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, si dhe në komuna.
Ministria e Shëndetësisë mbrëmë ka njoftuar se më datat 8, 9 dhe 10 prill do të bëhet vaksinimi i personave mbi 85-vjeç në sallën “1 Tetori” në Prishtinë si dhe në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat ku ka filluar vaksinimi.
Ndërsa personat e moshës 80-84 vjeç do të kenë mundësi të vaksinohen pas datës 11 prill në lokacionet e njëjta.
Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar mbi 4 mijë punëtorë shëndetësorë dhe ky proces është duke vazhduar ende. /Gazeta Shneta/