Hera e parë që mbani në krahë foshnjen tuaj është diçka që nuk mund të përshkruhet, thjeshtë magjike. Çfarë do ti thoni në përqafimin e parë? Si do ta përshëndesësh antarin më të ri të familjes?
Një gjë e mirë është që gjithashtu të shkruani mendimet tuaja në fletoren e shënimeve. Shkruani një letër bebes tuaj apo bëni një video të momentit kur ajo erdhi në jetë, që ta ndani me të më vonë kur të rritet transmeton Gazeta Shneta për Huggies.
Çfarë i keni thënë ju bebes tuaj?
”Mirë se erdhe në botë zemër! Ishte rrugëtim i gjatë 9 muaj sëbashku deri sa erdhi momenti të të përqafoja e të të prekja.
Duket sikur kishte kaluar gjithë jeta nga momenti kur e kuptova që isha shtatzënë me ty. Çdo ditë në këta muaj ka qenë plot entuziatëm për të parë se si do të jesh.
Ke qenë i zënë aty brenda. Të kam ndjerë disa herë duke u rrokullisur aty brenda. A do të bëhesh një futbollist? Një valltar? Muzikant?
Jam munduar të të mbajë të sigurtë aty brenda, nga bota e jashtme deri në momentin kur linde. Dhe, ja ku je tani! S’mund ta besoj ende!
Mendoja gjithmonë që kur të lindje do të më mungoje brenda meje. Por, tani që je jashtë e di që do të kalojmë shumë mirë së bashku. Do të argëtohemi shumë!
Mezi pres të të tregoj gjithçka – borën, gjethet e vjeshtës, yjet në qiell. Kam kaq shumë plane tashmë për familjen tonë. Vendet që dua të ti tregoj, punimet e artit që do bëjmë së bashku, njerëzit që dua ti takosh.
E di, mbase tani thjeshtë po i rrotullon sytë. Mbase je duke menduar, “Qetësohu mami, unë sapo erdha këtu.” Por, jam aq e entuziazmuar të fillojmë jetën tonë së bashku saqë nuk mund të ndalem.
Tani për tani, thjeshtë dua të kënaqem duke të shikuar, duke të prekur. Ti je një mrekulli dhe faleminderit shumë që më bëre nënë.
Dëshira ime që ti të keshë jetë të lumtur dhe ta dish që gjithmonë do të të duam. Do të të japim çdo mundësi dhe me shpresën që do të jetosh një jetë të mirë.
Unë dhe babi do të jemi këtu kurdo që ke nevojë për një dorë që të të mbajë, të të shtyej drejt rrugës kur të jesh gati të jesh i zoti i vetes.
Është pothuajse e pamundur të shpjegosh sa shumë dashuri, gëzim, krenari dhe lumturi ndjej tani për shkak të ardhjes tënde.
Kështuqë e dashur foshnja ime, mirë se erdhe në botë. Jam shumë e lumtur të jem nëna jota.
Do të të dua gjithmonë.”