Fjalët e para të bebes, ato që çdo prind i pret me padurim

2017-03-16 në ora 11:40

Fjalët e para të bebeve tuaja, fillojnë në muajin e 12-18-të, por megjithatë në muajin e 9-të ato fillojnë t’i kuptojnë nga pak, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas një studimi të fundit, fjalët e para që bebet i thonë, mund të parashikohen.

Një zbulim i tillë u bë gjatë një hulumtimi të zhvilluar në Universitetin Indiana.

Psikologët e këtij universiteti, kanë treguar se fjalët e para të foshnjave janë të lidhura ngushtë me përvojat e tyre vizuale.

Fjalët e para të foshnjës janë një hap i rëndësishëm për ta, e aq më e mirë bëhet nëse ajo është “Mami”, ose ‘Babi”.

Në muajin e 9, foshnja nis zakonisht fjalët, ma-ma, ba-ba, du-du, e të tjera, gjë që për ta është fillimi i një bote tjetër.

Që nga lindja e tyre, foshnjat vazhdimisht dëgjojnë fjalë të ndryshme, që me kohë ato fillojnë t’i perceptojnë në kuptimin e tyre.

Mënyra më e lehtë për t’i ndihmuar fëmijët t’i thonë fjalët e para, është bashkëbisedimi me ta. Gjatë mbrëmjes, ulni fëmijët tuaj afër, dhe bisedoni me ta rreth gjërave që keni kaluar ditën, me një fjalë, rrëfejuni atyre sikur të ishte një përrallë.

Flisni ngadalë dhe në mënyrë të qartë, bëjini të përqendrohen në fjalët tuaja

Në vend të përemrave, përdorni emra. Psh në vend se të thoni, kjo është kafja ime, thoni kjo është kafja e mamit, apo Sarës.

Këndojini këngë dhe recitojini vjersha.

Mos i lini fëmijët që në fëmijëri të përdorin fjalë të ashpra, mësojini të jenë të qetë dhe të butë. /Gazeta Shneta/