Dita Ndërkombëtare e personave të moshuar shënohet më 1 tetor për të potencuar rëndësinë e sigurimit të ambientit jetësor që është i përshtatshëm për personat me nevoja të veçanta dhe me aftësi të kufizuara, siç janë të moshuarit.
Rol të madh luajnë fëmijët e atyre personave të moshuar, janë të rëndësishme edhe fjalët edhe veprat, mirëpo shpesh na ndodh që prindërve të mos i themi gjithçka që dëshirojmë. Andaj përbledhëm disa gjëra që nënat dhe etërit tanë duhet t’i dinë para se të mos jenë pranë nesh.
Mendoj në ju çdo ditë
Qoftë edhe nëse jam tepër e zënë dhe kam një ditë kaotike, gjithmonë me mendime jam aty me ju. Ndoshta ndonjëherë lë përshtypjen se nuk mundohem sa duhet të mbaj kontaktet me ju, por gjithmonë mendoj në ju.
Me të vërtetë vlerësoj gjithçka që keni bërë për mua
Nuk e them mjaftuesëm por me të vërtetë jam mirënjohës për gjithçka që keni bërë për mua. As detajet më të vogla nuk më kanë ikur dhe kurrë nuk do harroj të ju falënderohem, edhepse nuk ua them direkt.
Ju dua më së shumti në botë
Jam e lumtur që më rrini pranë dhe më jepni përkrahje në vendimet dhe dëshirat e mia. Edhe kur nuk do të jeni më, do të kem fuqinë që të vazhdoj përpara për shkakun tuaj.
E kuptoj sakrificën tuaj për fëmijët tuaj
E di se ndonjëherë sakrificat janë tejet të vështira, të kesh fëmijë nënkupton që t`i vendosni ata në vend të parë, të anashkaloni dëshirat dhe nevojat e juaja dhe të merrni vendime në bazë të asaj se çfarë u nevojitet atyre e jo juve. Ju lutem, mos dyshoni asnjëherë që nuk e vlerësoj sakrificën tuaj.
Për shkak se juve ju kam prindër, unë jam person më i mirë
Për vullnetin tim të hekurt dhe për pasionin tim që kam, ju falënderoj juve. Më keni mësuar se si të dua, si të luftoj dhe si të besoj në vete. Ju e dini se sa ju dua dhe ju respektoj si prindër, por nuk e dini se sa ju vlerësoj si njerëz dhe si qytetarë të botës. Ju jeni udhëheqësit e mi shpirtëror, heronjtë e mi!
Më mungoni
Ajo që jemi larg njëri tjetrit më bën të mërzitur, jetojmë larg njëri tjetrit por dashuria nuk zbehet kurrë. Më mungon shtëpia dhe shpesh mendoj se si do ishte jeta nëse do jetoja afër jush.
Kam ëndrra të tmerrshme se do ju humbas
E di se duhet të përballem me realitetin se ju nuk do të jeni gjithmonë këtu, mirëpo ta keni në mendje se fëmija juaj është mjaftueshëm i fortë që të vazhdojë tutje. Mirëpo nuk do të jem kurrë person i njejtë pa juve.
Vdekja juaj nuk do të jetë lamtumirë por mirupafshim
Edhe kur nuk jeni më, gjithmonë do të jeni me mua. Ndoshta nuk do të jeni pranë fizikisht por do të vazhdoni të jetoni në zemrën time përgjithmonë.