Gjumi i foshnjës në krahët e nënës është rrëfyer në perspektivën e uebsajti të destinuar për foshnje, e paraprirë nga një pyetje të bërë nga një nënë, e cila nuk deshi të deklarohej, megjithëse thoshte se pyetja i preokuponte të gjitha nënat.
“Që prej kur isha e re, frikësohesha nga shtatzënia. Dhe jo vetëm shtatzëninë time, por të çdo kuj. Megjithëse isha në dijeni se foshnjat janë të sigurta në mitrën e nënës së tyre, gjithmonë frikësohesha se prekja më e vogël do t’u shkaktonte atyre lëndim. Ngjashëm, jam frikësuar edhe ndaj gjumit në krahë me foshnjën. Një nga pyetjet që unë dhe nënat tjera kanë është: “A është e sigurt të fle me foshnjën në krahë”, shkroi nëna në pyetjen e saj, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithëse shumë nëna flenë me foshnjën e tyre në krahë, WebMD vuri në dukje se kur foshnja juaj fle në krahët apo gjoksin tuaj, shtohet rreziku për Sindromin e Vdekjes së Papritur të Foshnjeve. (SIDS).
Sipas faqes, kur fëmija është në këtë pozicion, rrit gjasat që ata të mbyten, pasi fytyra e tyre mund të jetë mbuluar, duke bllokuar rrugët e frymëmarrjes.
Në anën tjetër, Parenting, një faqe tjetër e destinuar për foshnje dhe prindër, vuri në dukje se duke lënë foshnjën tuaj të bëjë gjumë në gjoksin tuaj së bashku me ju, në të vërtetë vetëm se përmirëson marrëdhënien, për shkak të kontaktit lëkurë me lëkurë.
Sipas tyre, dioksidi i karbonit që lëshojnë nënat ndërsa marrin frymë pranë foshnjave të tyre mund të ndihmojë në stimulimin e frymëmarrjes së tyre.
Ndërkaq, një perspektivë tjetër ka dhëne edhe portali ‘La leche League International’, i cili vuri në dukje se kontaktet lëkurë-me-lëkurë ndihmojnë në zvogëlimin e apneave, lodhjes së ndërlidhur me lindjen dhe vepron si mbytës dhimbjesh për foshnjat./Gazeta Shneta/