Ekspertët konstatojnë se si femrat shtatzëna do të duhej të flinin në krah në mënyrë që shtatzënia të përfundojë mirë.
Hulumtimi i publikuar në “Revistën e psikologjisë” ka përcjellë nënat e ardhshme gjatë natës dhe bebet e tyre në mënyrë që të shohin se a ndikon pozita e fjetjes tek bebet.
Hulumtimi i ri ka ndjekur 29 femra të cilat kanë qenë shtatzëna midis javëve të 34-të dhe të 38-të me ndihmën e elektrokardiogramit, por gjithashtu edhe gjatë natës kanë përdorur kamerën me rreze infra të kuqe.
Aktiviteti i fetusit ndryshon
Hulumtimi ka treguar që fetuset janë shumë më pak aktivë nëse nëna e ardhshme fle në shpinë, mirëpo sapo ajo të kthehet në krahun e majtë apo në atë të djathtin, aktiviteti i fetusit është bërë “më normal”.
– Mendojmë që tani kemi dëshmi të mjaftueshme që të gjitha nënave të ardhshme mundemi që t’u rekomandojmë që në fazat e fundit të shtatzënisë të shmangin fjetjen në shpinë, sepse qartazi ndikon negativisht te fëmija, – ka thënë Peter Stone, udhëheqës i hulumtimit.