Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar mbi rezultatet e mostrave të fundit.
Sipas njoftimit janë testuar gjithsej 270 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren transmeton Gazeta Shneta.
Prej tyre, rezultuan njëzet e tre (23) persona të identifikuar me SARS-CoV-2.
Ndër të tjera thuhet se rastet pozitive janë raste kontakti dhe komuna e Ferizajit paraprin me gjashtëmbëdhjetë (16) raste të reja, sipas vendbanimit 11 raste në Balaj dhe 5 raste në Ferizaj.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 16 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Balaj dhe 5 raste Ferizaj), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Randobravë), komuna e Zubin Potokut 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Vushtrri dhe Leposaviq” njofton IKSHPK.
Vlen të ceket se numri total i rasteve me COVID-19 në vend shkon në gjithsej 978. /Gazeta Shneta/