Gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë Xhyslime Maliqi në QKUK, pasi kishte pirë acid.
Ngjarja kishte ndodhur në vendin e saj të punës, në një rrobaqepësi, kur 47 vjeçarja kishte pirë disa medikamente dhe acid.
Bashkëshorti i saj, Ramadan Dalipi, 54 vjeçar ka rrëfyer ngjarjen për Gazeta Express. Ai e ka përshkruar momentin kur e ka gjetur gruan e tij në gjendje të rëndë.
Dalipi thotë se të mërkurën në mëngjes e kishte dërguar të shoqen në punë, por nuk kishte vërejtur ndonjë ndryshim emocional apo psikik tek ajo.
Ai ka deklaruar se ende nuk i di motivet që çuan gruan në këtë veprim.
Dalipi ka treguar se gruaja që disa vite ka përdorur barna qetësuese, por sipas tij, ajo asnjëherë nuk ka qenë në gjendje të rëndë apo e dhunshme.
Burri është shprehur se me gruan e ndjerë kanë pasur jetë të lumtur bashkëshortore. Ata ishin martuar para tri viteve dhe nuk kishin fëmijë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në ‘gazetaexpress.com’.