Lekë Gojani, i biri i gjinekologut Premtim Gojani, i cili u plagos nga ish-dhëndri i tij, ka deklaruar se nuk i di shkaqet e atentatit që ndodhi ndaj babait të tij mëngjesin e kësaj të marte.
Djali i Premtim Gojanit kishte deklaruar për Gazetën Express se nuk i di motivet e plagosjes, megjithëse thotë se babai i saj nuk i ka pasur borxh askujt.
“Baba jem kurrë askujt borxh në jetë nuk i ka pas”, tha Lekë Gojani për Gazetën Express.
“Shkaqet nuk i dimë, ama nuk është punë borxhi”, përsëriti ai përmes telefonit.
I biri i Premtim Gojanit, thotë se edhe sikur babai i tij të ketë pasur ndonjë mosmarrëveshje paraprake me ish-burrin e motrës së tij, nuk do ta kishte ndarë me pjesën tjetër të familjes.
“Ato sene nuk i di. Jemi kanë familje, deri para 3-4 vjetëve kur është nda me hallën. Edhe nëse ka pas, babai jem nuk i kish shpreh”, flet Gojani më tutje, në një bisedë telefonike për Express.
Ndryshe, pas plagosjes së mjekut pranë shtëpisë së tij, Faton Fetiu, me prejardhje nga Gjakova, me nënshtetësi amerikane, është vetë dorëzuar në polici.
Ai paraprakisht kishte plagosur me tre plumba vëllanë e ish-gruas së tij, gjinekologun Premtim Gojani.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të martës, në prani të vajzës së viktimës.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Gazetën Express.