Një kosovar që është prekur nga koronavirusi në Gjermani, ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.
B.M. përmes një postimi në Facebook ka treguar se është i shtrirë që tre ditë në një spital në Oberhausen në Gjermani, dhe sot ka dal pozitiv në analizat e koronavirusit, shkruan Gazeta Shneta.
“Familjar, miq, shokë, jaran, sot ditë e tretë në spital sikur krejt botën shumë njerëz të prekur nga koronavirusi, edhe mua më dul pozitiv”, ka shkruar ai.
Ai ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin në vendet ku ka shumë njerëz dhe të mos ua japin dorën askujt. /Gazeta Shneta/